Universiteti Bujqësor/ Studentët tregojnë interes për degët Mbrojtje Bimësh, Zooteknik, Agronomi

Është faza e tretë e raundit të dytë të regjistrimeve në universitet e deri më tani rezultojnë mbi 18 mijë studentë që e kanë bërë zgjedhjen e tyre.
Në Universitetin Bujqësorë është rritur interesi për degët parësore, si Menaxhim i burimeve natyrore, Mbrojtje bimësh, Zooteknik, Agronomi.
Sekretaritë e fakulteteve vijojnë të presin të rinj që kryejnë regjistrimin në degët e ndryshme studimi. Edhe pse disa prej tyre i është dashur të presin, sot ndihen fitimtar pasi po regjistrohen në preferencën e tyre të parë.
Nga 32 programe studimi që ofron Universiteti Bujqësor rrezikojnë të mbyllen vetëm 2 prej tyre, pasi numri i të regjistruarve është i kufizuar.
Janë mbi 2500 aplikantë që vijojnë garën në raundin e dytë, i cili parashikohet të mbyllet më 1 tetor.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




