Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. të hënën nis testimi, 1813 maturantët për 400 vende

Sociale | 3 vite më parë

Të hënën në Tiranë nis testimi i informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës për vitin akademik 2023-2024. 

Lajmin e njofton në rrjetet sociale ministrja e arsimit dhe sporteve Evis Kushi.

Sipas saj testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore. 

Në testim do të marrin pjesë 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, por fitues do të shpallen vetëm 400 prej tyre.

Ministrja Kushi ka njoftuar me këtë rast se në Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, do të pranohen edhe 30 studentë nga trojet shqiptare në Ballkan, 5  nga Kosova, 5 nga Maqedonia e Veriut, 5 nga Mali i Zi, 5 nga Presheva, 5 nga Bujanovci dhe 5 nga Medvegja.

Një student do të jetë nga grupimi i komunitetit rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar dhe 1 me statusin e jetimit. Gjithashtu do të ketë edhe 30 transferime studimesh, njofton zonja Kushi.

Sipas ministres në total numri i kuotave të pranimit për vitin e parë do të jetë 464 studentë.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme