Urdhër-arresti/ Ministri gjerman i Drejtësisë: Nëse Putini vjen këtu do arrestohet

Ministri gjerman i Drejtësisë Marco Buschman ka deklaruar se do të ekzekutojë urdhër-arrestin e lëshuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin nëse ai shkel në tokën gjermane.
“Unë pres që Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë do t’i afrohet me shpejtësi Interpolit si dhe shteteve kontraktuese dhe do t’u kërkojë atyre zbatim”, i ka thënë Buschman gazetës Bild.
Sipas Buschman, Gjermania do të detyrohet të ndalojë Putinin nëse ai hyn në territorin gjerman dhe ta dorëzojë atë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës.
Edhe para ministrit Buschman, kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti urdhër-arrestin e Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës, shkruajnë mediat e huaja.
Gjykatën Ndërkombëtare Penale lëshoi të premten një urdhër-arresti kundër Putinit të cilin e akuzon si përgjegjës të krimeve të luftës në Ukrainë dhe të dëbimit të paligjshëm të fëmijëve dhe transferimit të tyre nga territoret e okupuara të Ukrainës drejt Federatës Ruse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




