Urgjenca e re e Vlorës/ Manastirliu: Superinvestim, dyfishon kapacitetet e pritjes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ambientet e reja të Urgjencës së Spitalit të Vlorës me dyfishin e kapaciteteve të pritjes.
Urgjenca e re është fryt i bashkëpunimit mes Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministrja deklaruai se falë këtij investimi janë përmirësuar standardet e shërbimit të urgjencës në zonat bregdetare dhe janë forcuar kapacitetet e personelit shëndetësor.
“Urgjenca e re e spitalit rajonal të Vlorës, një tjetër super investim i sapo përfunduar, që ka dyfishuar kapacitetet e pritjes, triazhit dhe observimit në shërbim të banorëve dhe pushuesve vendas dhe të huaj.
Përmes bashkëpunimit të frytshëm të Agjensisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvilim, Rajonit të Toskanës dhe strukturave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, u përmirësuan standardet e shërbimit të urgjencës në zonat bregdetare, u forcuan kapacitetet e personelit shëndetësor dhe fuqizuam përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore,” tha Ministrja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




