Urgjencat shëndetësore në Kukës, çdo ditë deri në 160 raste si pasojë e temperaturave të larta

Sociale | 3 vite më parë

Në spitalin rajonal të Kukësit çdo ditë paraqiten deri në 160 raste. Shefi i urgjencës, mjeku Jemin Furati sqaron se shqetësimet kryesore vijnë si pasojë e temperaturave të larta këtë sezon.

“Kam pas edhe të sëmurë që vuajnë nga sëmundje kronike si ata kardiopat dhe për shkak të ndryshimit të temperaturave kërkojnë ndihmë mjekësore”, tha mjeku. 

Fluksi më i lartë është  tek mosha pediatrike, për të cilën mjeku i bën thirrje prindërve “t’i drejtohen urgjencës së spitalit”.

Edhe muaji gusht pritet të mbyllet me temperatura të larta, ndaj bluzat e bardha këshillojnë qëndrimin në ambjente të freskëta, konsumimin e ujit dhe ushqimeve të freskëta.

Gazetare: M. Dokle

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme