Ushtari amerikan u arratis në territorin e saj, Koreja e Veriut: Iku për shkak të racizmit në ushtri

Koreja e Veriut ka deklaruar se ushtari amerikan Travis King kaloi në territorin e saj muajin e kaluar për shkak të “keqtrajtimit çnjerëzor dhe diskriminimit racor në ushtri”.
Ushtari 23-vjeçar kaloi kufirin nga Koreja e Jugut më 18 korrik, ndërsa ishte në një turne udhërrëfyes në zonën kufitare. King pranoi se kishte kaluar ilegalisht dhe kërkoi strehim në Korenë e Veriut. Është hera e parë që Pheniani pranon arrestimin e ushtarit.
Shqetësimet janë rritur për mirëqenien e ushtarit amerikan. SHBA po përpiqet të negociojë lirimin e King me ndihmën e Komandës së OKB-së, e cila drejton zonën kufitare dhe ka një linjë telefonike të drejtpërdrejtë me ushtrinë e Koresë së Veriut.
Duke iu përgjigjur raportit të Koresë së Veriut të mërkurën, një zyrtar i Pentagonit tha se SHBA nuk mund të verifikonte pretendimet dhe prioriteti i saj ishte që King të dilte nga Koreja e Veriut i sigurt.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë edhe një takim për të diskutuar situatën e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut për herë të parë që nga viti 2017./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




