Uzuni gabon nga pika e bardhë, Granada mposhtet nga Getafe

Në sfidën e javës së 22-të të La Liga-s vjen fitorja 2-0 e Getafes ndaj një Granade në vështirësi serioze dhe që mbetet e parafundit me vetëm njëmbëdhjetë pikë të fituara. Ndeshja u vendos në pjesën e parë me Greenëood që thyen bllokimin në të 21-ën, ndërsa Borja Mayoral dyfishoi epërsinë në të 36-ën. Për ish-lojtarin e Romës, ky është goli i katërmbëdhjetë i kampionatit që i mundëson të arrijë në krye të listës së golashënuesve me Bellingham të Real Madridit dhe Dovbyk të Girona.
Në pjesën e dytë Granada, që koleksionoi humbjen e tretë radhazi, pati rastin të rikthehej në lojë, por në minutën e 59-të Uzuni nuk mundi të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e tij u ndal në shtyllë, një mundësi e humbur për të hapur ndeshjen. Sulmuesi kuqezi u zëvendësua nga Antonio Puertas në minutën e 89-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




