“Vajzë Fest” një festival dhe destinacion turistik

Kjo fundjavë ka bashkuar teatrin, filmat, një ekspozitë pikture dhe një festë tradicionale të përvitshme në fshatin Vajzë, në Bashkinë e Selenicës.
Të gjitha bashkë kanë krijuar “Vajzë Fest” një festival i cili po konsolidohet prej vitesh.
Aktiviteti veror është një iniciative e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, i cili po bashkëpunon me autoritetet lokale për të shfaqur filma artistikë krahas performancave teatrore, artistike apo tureve të turizmit kulturor.
Kjo veprimtari organizohet në funksion të gjallërimit të jetës në fshat dhe promovimit të vlerave të zonës.
Fshati me një vendodhje të lakmueshme dhe me njerëz që i kanë dhënë vlera trashëgimisë historike dhe kulturore të Vajzës, po promovon tashmë këtë traditë duke synuar që në të ardhmen të jetë edhe një destinacion turistik .
“Vajzë Fest” do të vazhdojë tre ditë.
Gazetare Megi Mëhilli
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




