Vaksina “HPV”/ Në janar 2024 për vajzat mbi 14 vjeç, ISHP: Ka patur shumë interes

Nga Janari i vitit të ardhshëm do të fillojë vaksinimi i vajzave mbi 14 vjeç kundër “Human Papiloma Virus” për të zeruar shanset e prekjes nga Kanceri i qafës së mitrës. Sipas Përgjegjëses së Programit Kombëtar të Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, Rovena Daja deri në fund të viti do ta vazhdojë vaksinimi i vajzeve 13-vjeçare.
“Gjatë këtij viti u vu re një rritje e kërkesës nga vajzat më të rritura, 14, 18, 20 vjeç për t’u vaksinuar. Kemi menduar të organizojmë një fushatë vaksinimi për të gjitha vajzat mbi 14 vjeç e sipër për t’i vaksinuar nga Janari i vitti 2024 e në vazhdim në mënyrë që edhe ato të kenë mundësi të vaksinohen ndaj HPV”, tha ajo.
Daja sqaron se pavarësisht rritjes së interesit, fushata e vaksinimi që do të kryhet në shkolla e media, është e domosdoshme që vaksina të përthithet nga të gjitha vajzat.
“Vaksinimi “catch-up” bëhet në shkolla, qendra shëndetësore, në pikat e vaksinimit. Këto fushata zgjasin nga 6-12 muaj për t’i kapur të gjitha vajzat e kësaj grupmoshe që duhet të vaksinohen”, shtoi Daja.
Ende nuk ka një shifër zyrtare për mbulesën vaksinale të arritur por mbi 5 mijë vajza 13 -vjeçare janë vaksinuar ndërsa plani është mbi 15 mijë çdo vit. S
Sipas rekomandimeve të ekspertëve vaksina ofrohet në një dozë të vetme.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




