Vaksina kundër COVID-19 në Belgjikë do të jetë falas dhe e padetyrueshme

Ministri i Shëndetësisë i Belgjikës, Frank Vandenbroucke, dha deklarata për mediat lokale në lidhje me vaksinat potenciale kundër pandemisë dhe strategjisë së vendit ndaj vaksinave.
Ai tërhoqi vëmendjen se vaksina e COVID-19 nuk do të jetë e detyrueshme, duke theksuar se vaksina në fjalë do të jetë falas për shtetasit dhe ata që jetojnë në Belgjikë.
Vandenbroucke tha se kur do të jetë në dispozicion një vaksinë efektive dhe e sigurt synojnë vaksinimin e të paktë 70 për qind të popullsisë, do të thotë 8 milionë persona. Sipas tij, prioritet në vaksinim do të jenë punonjësit shëndetësor dhe të moshuarit, duke shtuar se vendimi përfundimtar në lidhje me këtë do të merren sipas propozimeve shkencore.
Ministri shëndetësisë theksoi se disa kandidatë për vaksina janë premtuese, ndërsa shprehu parashikimin se pjesa e parë e kufizuar e vaksinave presin të vijnë në fillim të vitit të ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




