Vandalizohen shtëpitë e udhëheqësve republikan e demokrat

Mediet amerikane thanë se vandalët shënjestruan shtëpitë e udhëheqësit republikan të Senatit, Mitch McConnell dhe kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
“Ku janë paratë e mia” dhe “Mitch po vret të varfrit” ishte shkruar në derën dhe dritaren e shtëpisë së zotit McConnell në Louisville të Kentuckyt.
Media lokale raportoi se një kokë derri dhe gjak i rremë ishin lënë para shtëpisë së zonjës Pelosi në San Francisco me 2 janar. Shtëpitë u vunë në shënjestër pas debatit mbi një ndihmë për përballen me COVID-19.
Një paketë ndihmash prej 900 miliardë dollarësh u miratua më në fund në prag të Krishtlindjes, kur Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët miratoi një rritje të ndihmës nga 600 në 2 mijë dollarë.
Por Senati i udhëhequr nga republikanët nuk e miratoi rritjen, me gjithë thirrjet e furishme për ta bërë këtë nga presidenti Donald Trump. Zoti McConnell i quajti mbishkrimet një “zemërim radikal” dhe shtoi se “vandalizmi dhe politika e frikës nuk kanë vend në shoqërinë tonë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




