Varan rrëfen problemin e madh: Goditjet e topit me kokë më kanë

Angli | 3 vite më parë

Në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”, Rafael Varan ka treguar se ka një problem serioz në kafkë. Tronditjet e shumta të pësuara në fushën e lojës e kanë detyruar shpesh herë që të tërhiqet nga ndeshjet, por në disa raste edhe ka sakrifikuar.

“Në çerekfinalet e Kupës së Botës të mbajtur në Brazil më 2014 luajta kundër Gjermanisë edhe pse kisha një problem të madh në kafkë. Kisha pësuar një goditje të fortë dhe më kishte lënë pasoja edhe në shikim”, tregon Varan.

30-vjeçari tregon se në këtë sport ka pësuar dëmtim të rëndë në kokë dhe për këtë arsye i është dashur të heqë dorë prej disa ndeshjeve. “Pas disa takimeve ku kam kryer shumë ndërhyrje me kokë nuk ndihesha mirë. Isha i lodhur dhe kisha edhe ulje të shikimit. Bisedova me stafin e mjekëve dhe më këshilluan që të mos luaja. Bëra disa teste dhe ata vendosën që të mos luaja”, tha Varan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme