Varri i Kolë Idromenos, në plan rindërtimi dhe monumenti i ri

Kulturë | 3 vite më parë

Në varrezat historike të Rrmajit, monument kulture, prehen disa nga emrat më të njohur të kulturës historike të Shkodrës, mes tyre edhe ai i Kolë Idromenos.

Dëmtimet që varri i tij ka pësuar, por edhe ndërhyrjet e pastudiuara mirë, kanë nxitur idenë e rindërtimit të tij.

Nismëtar është studiuesi Pjetër Logoreci, ndërsa pjesë e grupit janë edhe aktivisti dhe këshilltari bashkiak, Mirsad Basha, si edhe eksperti Dom Nik Ukgjini.

“Ai varr nuk riparohet, por duhet me u ba i ri. I ri ka kosto më shumë se riparimi. Njëkohësisht duhen gjetur njerëzit që e bëjnë si ka qenë, për të mos i ikur origjinales,” deklaron Ukgjini.

Në rolin e këshilltarit bashkiak, Mirsad Basha shprehet se pas kësaj iniciative po mendohet edhe për ndërtimin e një monumenti në qendër të qytetit.

“Do të kemi ndryshime për monumentin tjetër në qendër, një monument shumë të lartë sa ç’e meriton, në zonën e pedonales, ku bëri arkitekturën e tij. Shpresojmë që mbas kësaj nisme të realizojmë edhe hapin tjetër për t’i dhënë qytetit dhe Kolë Idromenos atë që meriton,” shprehet Basha.

Kolë Idromeno përfaqëson projektuesin e Shkodrës europiane dhe gjurmët e tij gjenden kudo në qytet.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme