Vatër e re zjarri pranë aksit Lezhë-Milot, zjarrfikësit në luftë me flakët për mbrojtjen e shtëpive
Një vatër e re zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në malin e Manatisë në Lezhë, në një zonë pranë rrugës nacionale Lezhë-Milot. Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe në një sipërfaqe të konsiderueshme të mbuluar me shkurre dhe bimësi të ulët, duke krijuar alarmin e strukturave të emergjencave civile.
Rreziku për banesat dhe ndërhyrja e zjarrfikësve
Për shkak të erës dhe lëndës së djegshme, situata paraqitet problematike dhe paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banesat që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Rrezikshmëria shtohet edhe nga afërsia e drejtpërdrejtë me aksin nacional Lezhë-Milot. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës dhe parandalamin e depërtimit të flakëve drejt zones së banuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




