Vau i Dejës, Bardhi: Më shumë energji dhe vendosmëri për të fituar

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i shoqëruar nga të gjithë deputetët e qarkut Shkodër dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, zhvilloi të mërkurën takime me strukturat e partisë në Vaun e Dejës. Bardhi bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit.

“Në mbledhjen e kryesisë së degës Vau i Dejës gjetëm gatishmërinë për të qenë të gjithë së bashku në protestën e 20 shkurtit. Sulmi i vazhdueshëm ndaj strukturave tona atje, nga segmente të pushtetit dhe krimit të organizuar jo vetëm nuk i ka gjunjëzuar demokratët, por i ka dhënë më shumë energji dhe vendosmëri për t’u përballur dhe për të fituar”, tha Bardhi.

“Ditën e martë, datë 20 shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë, protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës”, shtoi Bardhi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme