Vdekja e 22-vjeçares keniane, shoqërohet në polici shoferi i kazinosë ku e reja punonte

Policia Shqiptare vazhdon të kërkojë me intensitet zbardhjen e vdekjes së një 22 vjeçare nga Kenia pak kohë më parë në Tiranë.
Policia ka njoftuar se ka shoqëruar shoferin e kazinosë, në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, Joy Ayoko. Rodi Barci, 32 vjeç, do të merret në pyetje.
Sipas njoftimeve efektivë të policisë kanë kryer edhe kontroll në banesën e tij me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës.
22-vjeçarja nga Kenia, Joy Ayoko, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës në të cilën jetonte e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën disa muaj pas qëndrimit në spital.
Grupi hetimor po punon edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, mikeshë e Joy. Prokuroria e Tiranës më herët i ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë erdhi në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës për vdekjen 22-vjeçares, e cila u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti drejt vendlindjes për t’u mjekuar atje.
Më 14 gusht të vitit 2022 22-vjeçarja u shtrua për kurim në spitalin e Traumës.
Joy Ayoko kishte ardhur në Shqipëri për të punuar e jetuar si emigrante afro një vit më parë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




