Veliaj: Kemi miratuar hapjen e çerdhes dhe kopshtit të parë në Astir

Sociale | 4 vite më parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ka bërë me dije se është marrë vendimi për të hapur çerdhen dhe kopshtin e parë në zonën e Astirit.

Veliaj tha se numri i fëmijëve në Astir do të jetë 126, ndërsa shtoi po ashtu se një çerdhe e re do të hapet edhe në Ndroq. Kjo çerdhe, sipas kryebashkiakut, do të ketë 41 fëmijë.

“Bëhet fjalë për të hapur dy institucione për vogëlushët tanë, njëra është në Astir, në lagjen 14, do të jetë çerdhja-kopshti i parë për atë komunitet. Ndërsa, çerdhja-kopshti tjetër, se janë miks, do të hapet në Ndroq, numri i fëmijëve në Astir do të jetë 126 fëmijë, në Ndroq 41”, tha Veliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme