Veliaj: Këshilltarët e opozitës nuk votuan për ndihmën ekonomike me urdhër nga kryetari

Politikë | 3 vite më parë

Mosdakordësia e këshilltarëve të “Rithemelimit”, të drejtuar nga Sali Berisha, të PD-së së Lulzim Bashës dhe të “Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorrit, të cilët nuk votuan ditën e djeshme për dhënien e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë dhe bonusin e qirasë për të pastrehët, ka qenë në qendër të një reagimi nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se këshillat bashkiakë duhet të jenë edhe hapësira ku zhvillohen beteja civile.

“Bashkia u përpoq gjithë javën për të sistemuar disa familje me ndihmë ekonomike dhe me bonus qiraje, për të kaluar buxhetin për Kolegjin e Evropës, por vijnë disa kolegë që përfaqësojnë forca të tjera politike dhe thanë: ‘Unë nuk të lë të flasësh!’. Por, si do funksionojë demokracia nëse nuk shpjegoj çfarë do të votojmë? Kur e pyeta njërin privatisht pse sillesh kështu, pse nuk lejon që të bëjmë një ‘betejë’ civile, ose të paktën të kalojmë në një votim, më tha: ‘sepse kryetari i partisë më tha bëj kështu!: Pyetja këtu nuk është a është ai i arsimuar dhe a e ka mbaruar shkollën? Këtu nuk është pyetja të mësojmë, duke qenë papagaj që thjesht memorizojnë. Këtu pyetja është: a kemi ne aftësi analitike? A kemi logjikë? A kemi arsyetim evropian? Ajo që unë shpresoj shumë që, më shumë se sa zysha t’i thotë dikujt ngrihu dhe trego se çfarë ke mësuar, është të tregojmë që ne kemi aftësi të logjikojmë. Fakti që ende në 2024 ne kemi debate të kësaj natyre në parlamentin e qytetit, do të thotë se ka shumë diploma, por jo detyrimisht shumë arsim.”, tha Veliaj.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme