Veliaj me banorët e Astirit, akuza ndaj kundërshtarëve politikë: Bllokues të zhvillimit të kësaj zone

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Bashkia parashikon të ndërtojë 5 shkolla të reja në zonën e Astirit, Kasharit dhe Yzberishtit, teksa akuzoi kundërshtarët politik për bllokim të projekteve zhvilluese të kësaj zone.
Kryebashkiaku i Tiranës ishte në Astir, ku bashkë me banorë të zonës mbollën disa pemë, teksa foli edhe për projektin e bashkisë për të ndërtuar 5 shkolla të reja në terrenin prej afro 10 mijë metër katror.
Veliaj foli edhe për kundërshtarët politik, të cilët i akuzon si bllokues të zhvillimit të kësaj zone.
“Një lajm i jashtëzakonshëm. Kemi patur disa vështirësi vjet si pasojë e rritjes së çmimeve, të çelikut, shumë prej produkteve dhe artikujve me të cilat ndërtohen.
Ata që na bllokuan 3 vjet duke penguar ndërtimin e unazës së Asritit, sot e kanë kthyer në sport bllokimin dhe kërkimin e llogarisë, ndërkohë që ikën vjet nga këshilli bashkiak. Sot e kaluam atë pengesë. Këtu ka qenë modeli i PD, ndërto pallat dhe mos lër asnjë hapësirë për parkim, për kënd lojërash dhe shkollë. Sot modeli ynë është krejt tjetër”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku tha se duke qenë se në fushatë nuk lejohen garat për ndërtime, procedurat do të përgatiten pas zgjedhjeve për të tre lotet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




