Veliaj në RTSH: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

Politikë | 4 vite më parë

Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se  pas 60 ditësh pritet të nisë dhe puna në kantier për ndërtimin e shtëpisë së re të artistëve shqiptarë.

“Ka punë pafund që duhen mbaruar në mandatin e 3-të, absolutisht. Ne sot sapo hapëm garën e Teatrit Kombëtar, unë besoj që në krye të 60 ditëve kur mbaron procesi i garës, duke qenë se është një garë ndërkombëtare, ne do kemi mundësi që të fillojmë punimet me shpresë rreth ditëve të “Vitit të Ri” dhe le të themi të na gjejë ‘Viti i Ri’ në atë kantier”, tha Veliaj.

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Godina e re do të fitojë një dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën. Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralelë me të.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme