Veliaj pas fitores së socialistëve në Vorë: Të kënaqur nga procesi dhe rezultati i zgjedhjeve!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili drejtoi fushatë e socialistëve në qarkun e Tiranë ka shprehur kënaqësinë për rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve, por mbi të gjitha për ecurinë e procesit zgjedhor. “Tekonoligjia në Vorë ishte ndihmë shumë e madhe” tha Veliaj duke ju referuar edhe fitores së socialistëve në këtë Bashki, duke shënuar dhe fitoren e parë në këto zgjedhje. “Vora tregoi se njerëzit duan punën dhe jo përçarjen” tha zoti Veliaj. Ai tha se kjo ishte përballja e parë që prej 2019 ku opozita nuk u fut në zgjedhje dhe nxorri fitues socialistët. “Atyre të cilëve nuk na kanë votuar ju themi se do të punojmë njësoj për ata pa bërë asnjë dallim, si unë si Blerimi. Dua t’i falenderoj edhe ata që nuk na votuan sepse na treguan se ka ende punë për të bërë. Ata që duan votë për sherr dhe për zgjidhjen e bravave nuk janë mesazhe për të mirën tuaj. Vota “Brava” nuk është zgjidhje për 2022′ tha kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




