Velipoja turistike ecën mes vështirësish

Tre javë më parë Bashkia Shkodër çeli sezonin turistik në Velipojë me synim për të patur një sezon sa më të hershëm.
Por në fakt një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Edhe ata pushues që i janë drejtuar plazhit të Velipojës këto ditë të fund të majit janë detyruar që të pastrojnë vetë.
Përjashtim bëjnë subjektet private të cilat janë kujdesur për të nisur me përgatitjet dhe pastrimin e hapsirës.
Pushuesit kërkojnë më shumë vemendje drejt hapsirave publike që ti mirëmbajnë.
Bregdeti i Velipojës është një ndër më të frekuentuarit në veri të vendit. Janë kryesisht të ardhur nga Kosova ata që e zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet. Vetëm 25 km larg qytetit të Shkodrës, Velipoja është shndërruar vitet e fundit në një nga qendrat turistike më të preferuara nga vizitorët vendas e të huaj.
/ RTSH /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




