Velipojë, Meta: Premtimi i Ramës për pagat u shua pa ardhur zgjedhjet, Shkodra s’ka kohë për të humbur

Premtimi për rritjen e pagave dhe falimentimi, sipas tij, i disa bashkive, kanë qenë sot në qendër të akuzave që kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka bërë ndaj kryeministrit Edi Rama, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet vendore në Velipojë.
Sipas tij, familja shqiptare është sot në një krizë shumë të madhe, pasi, për shkak të korrupsionit qeveritar, “situata ekonomike shfaqet e rënduar”.
“Premtimi për pagat u shua pa ardhur ende zgjedhjet. Ndërroi 5 kryetarë të komanduar bashkishë. Bashkia e Kavajës falimetoi, bashkia e Vorës falimentoi. Shkodra nuk ka kohë të provojë Ramën se e ka provuar e gjithë Shqipëria. Para disa ditësh i lutej kandidatit të pavarur në Sarandë që të tërhiqej nga gara. Kandidati i tij do të dalë i treti”- theksoi Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




