Vendimi/ Agron Gjekmarkaj caktohet anëtar në Komisionin për Politikën e Jashtme, zë vendin e Grida Dumës

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj është caktuar anëtar në Komisionin për Politikën e Jashtme.  Me vendim të Kuvendit, Gjekmarkaj zë vendin e Grida Dumës në Komisionin për Politikën e Jashtme si anëtar i PD-së.

Ky ndryshim vjen pas largimit të Dumës nga politika, e cila la mandatin në fillim të nëntorit të 2022.

Vendimi

PROJEKT-VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 69/2021 “PËR CAKTIMIN E ANËTARËSISË SË KOMISIONEVE TË PËRHERSHME TË KUVENDIT”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit,me propozim te Grupit Paralametar të Partisë Demokratike,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

  1. Në pikën I të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

“Deputeti z. Agron Gjekmarkaj caktohet anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme”

  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme