Vendimi për të aplikuar për anëtarësimin në NATO, ambasadorja suedeze takim me Ramën

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në kryeministri. Lajmi bëhet me dije nga Ambasada suedeze, nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruhet se Hastad informoi kryeministrin Rama mbi vendimin e Suedisë për të aplikuar për anëtarësimin në NATO.

“Ky është një moment historik. Takim me kryeministrin Edi Rama, duke e informuar mbi vendimin e Suedisë për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës!”, thuhet në postim.

Pas 200 vitesh neutralitet, Suedia mori vendimin për të aplikuar për anëtarësimin në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës.

Shqipëria ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, ndërsa qëndrimi u bë me dije nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë takimit jo zyrtar dy ditor të  Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në Berlin.

Postimi në Twitter i Ambasadës suedeze

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme