VENDIMI/ Qeveria rrit pensionet me 2.7%, ja kategoritë përfituese

Sociale | 6 vite më parë

Qeveria ka vendosur të rrisë me 2.7% të gjitha pensionet në vend. Vendimi për indeksimin e pensioneve përfshin pensionin social, atë të pleqërisë, pensionin e invaliditetit, pensionet e ushtarakëve apo minatorëve dhe naftëtarëve, ato të kategorive të veçanta, etj. Indeksimi i pensioneve është një detyrim ligjor që ka synim kompensimin e pasojave të ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve.

 

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 2,4 miliardë lekë, përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH të vitit 2021.

VENDIMI/ Qeveria rrit pensionet me 2.7%, ja kategoritë përfitueseVENDIMI/ Qeveria rrit pensionet me 2.7%, ja kategoritë përfitueseVENDIMI/ Qeveria rrit pensionet me 2.7%, ja kategoritë përfituese

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme