Vendoste baste sportive online në një kancelari, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka vënë baste sportive online në një kancelari që nuk kishte licencën për të zhvilluar një aktivitet të tillë.
I riu u arrestua në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” dhe do të përballet me veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe iu sekuestrua celulari, me faqe aktive për baste online.
Gjithashtu nën hetim në gjende të lirë u vu edhe pronari i kancelarisë, 33-vjeçari H. Xh., pasi nuk ishte i pajisur me licencë për këtë veprimtari ekonomike. 33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




