Vera e stërzgjatur/ Pritet ulje temperaturash, por vjeshta hyn në javën e fundit të tetorit

Aktualitet | 3 vite më parë

Një vjeshtë me temperatura atipike, të larta dhe me  mungesë të reshjeve. Është kjo, ajo që kemi parë gjatë dy javëve të para të muajit tetor, edhe pse kemi trokitur në stinën e artë.

Meteorologia, Rezarta Xhakollari thotë se do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave duke nisur nga dita e hënë shoqëruar me reshje shiu që do të zgjasin deri ditën e mërkurë.

“Do të jetë dita e martë ajo që do të na ndjejë pak vjeshtën pasi do të ketë reshje në të gjithë territorin e Shqipërisë ku dhe do të ndjehet rënia e temperaturave. Rënia do të jetë me 7 -8 gradë, deri në mes javë, pas ditës së mërkurë do të kemi sërish ditë me diell. Të premten e javës që vjen termometri do të shënojë sërish 30 gradë, një anomali që ky tetor po na e rezervon”, shprehet Xhakollari.

Dhjetëditëshi i fundit i tetorit duket se do të na tregojë zyrtarisht vjeshtën.

“Pas datës 20, pra dhjetëditëshin e fundit pritet të kemi vjeshtën e vërtetë. Do të kemi reshje shiu si edhe rënie të temperaturave”, tha ajo. 

Ky tetor ka thyer pritshmëritë jo vetëm në Shqipëri por edhe Europë, që ka treguar për një verë të tejzgjatur.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme