Verstapen nuk di të ndalet

Maks Verstapen nuk di të ndalet. Piloti holandez i Red Bullit arrin Pole Position në përfundim të kualifikueseve të Çmimit të Madh të Kandasë. Ai ka dhënë kohën më të shpejtë në sesionin e tretë të provave zyrtare duke arritur kështu që të vendoset në pozicionin e parë për herë të 25-të në karrierë. Për herë të pestë në këtë botëror të Formula 1, Verstapen do të niset nga vendi i parë.
Përkrah tij në vijën e parë të nisjes do të jetë surpriza Hulkenberg me makinën Has. Alonso dhe Hamilton nisen nga vendi i tretë dhe i katërt. Ndërsa Russell, Ocon, Norris, Sainz, Piastri e Albon kompletojnë 10-shen e pilotëve më të mirë. Tjetër zhgënjim për pilotin tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc.
Ai eliminohet në sesionin e dytë të provave zyrtare dhe do të niset nga vendi i 11-të. Për t’u theksuar është fakti se kualifikueset e së shtunës në në cirkuitin Gilles Villeneuve të Montrealit, u kushtëzuan mjaft nga shiu që i detyroi pilotët të ndërronin gomat e njëvendësheve të tyre disa herë.
PROVAT ZYRTARE
Radha e parë
- Max Verstappen (Red Bull)
- Nico Hulkenberg (Haas)
Radha e dytë
- Fernando Alonso (Aston Martin)
- Lewis Hamilton (Mercedes)
Radha e tretë
- George Russell (Mercedes)
- Esteban Ocon (Alpine)
Radha e katërt
- Lando Norris (McLaren)
- Carlos Sainz (Ferrari)
Radha e pestë
- Oscar Piastri (McLaren)
- Alexandr Albon (Williams)
Radha e gjashtë
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Sergio Perez (Red Bull)
Radha e shtatë
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Kevin Magnussen (Haas)
Radha e tetë
- Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
- Yuki Tsunoda (AlphaTauri)
Radha e nëntë
- Pierre Gasly (Alpine)
- Nick de Vries (AlphaTauri)
Radha e dhjete
- Logan Sargeant (Williams)
- Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




