Verstapen ruan ritmin edhe në Austri

Verstapen nuk di të ndalet. Edhe në kualifikueset e pistës së shtëpisë së tij, piloti holandez arrin poleposition duke ngritur peshë tifozët e pranishëm në Red Bull Ring. Por pas tij me vetëm 48 të mijëtat më i ngadaltë është Charles Leclerc. Megjithë përpjekjet, piloti i Ferrarit nuk arriti të kapë kohën e Verstapenit. Nga vija e dytë e nisjes, i pozicionuar në vendin e tretë është makina tjetër e Ferrarit me Carlos Sainz. Duket se ndryshimet e bëra në makinat e kuqe kanë dhënë rezultat.
Pikërisht në Spilberg, tek njëvendëshet e kuqe është vendosur një paketë e re aerodinamike me synimin për t’iu afruar sa më shumë red Bullit. Krahu i ri i përparmë i makinës ka pjesë anësore tani të rrumbullakosura, të ngjashme me ato të RB19. Gjithashtu është bërë një ndryshim në pjesën e poshtme të SF-23, për të ulur në maksimum vibrimin e njëvendëshes së kuqe.
Pas vendit të tretë pilotët e tjerë ishin, Norris, Hamilton, Stroll, Alonso, Hulkenberg, Gasly dhe Albon. Të shtunën do të zhvillohet Sprinti në orën 16.30 ndërsa të dielën në orën 15.00 zhvillohet gara. Në të dy ditët e kësaj fundjave moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me probabilitet të lartë të reshjeve të shiut.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




