Verstappen dhe fraza për femrat në F1: Është një problem biologjik…

Formula 1 | 3 vite më parë

Tre herë kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, gjatë një interviste të fundit foli për ardhjen e mundshme të femrave në cirkuitin më të rëndësishëm automobilistik në botë, duke nënvizuar dallimet fizike të cilat sipas tij do të ishte e vështirë të kapërceheshin: “Në gara për meshkujt përqindja është tashmë shumë e ulët për të hyrë në Formula 1. Pra, natyrisht, për femrat është edhe më e vështirë, sepse ka më pak prej tyre. Mendoj se drejtimi fizik i një makine të Formula 1 në disa vende është mjaft i vështirë, por në të njëjtën kohë gjithçka mund të arrihet nëse punon shumë. Natyrisht, në një nivel biologjik ka dallime”.

Deklaratat e fundit të pilotit të Red Bull, Max Verstappen, në lidhje me hyrjen e mundshme të femrave në Kampionatin Botëror të Formula 1 kanë ndarë njerëzit e internetit. Ka nga ata që janë pajtuar me holandezin, duke nënvizuar se, duke pasur parasysh karakteristikat fizike të meshkujve dhe femrave, vërtet ka dallime nga këndvështrimi i Formula 1. Megjithatë, të tjerëve nuk u pëlqyen aspak fjalët e kampionit të botës, pasi besojnë se femrat, duke u stërvitur, mund të arrijnë nivelin e meshkujve në Formula 1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme