Verstappen e Norris gabojnë, përfiton Russell

Formula 1 | 2 vite më parë

E pabesueshme ajo që ndodh në Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1: George Russell triumfon, me suksesin e tij të parë të sezonit, me Mercedes përpara Oscar Piastri (Mc Laren), falë një kontakti të Red Bull-it të Max Verstappen (i pesti) dhe McLaren-it të Landos Norris (i detyruar të tërhiqet). Pozicioni i tretë dhe podiumi për Ferrarin e Carlos Sainz, i katërti Leëis Hamilton me Mercedes.

Vendi i gjashtë për Nico Hulkenberg (Haas), i shtati për Red Bull-in tjetër, atë të Sergio Perezit përpara Kevin Magnussen (Haas) dhe Daniel Ricciardo (RB), i dhjeti për Pierre Gasly me Alpine. E diela për të harruar për Charles Leclerc: Monegasku nga Ferrari, i prekur nga një problem me krahun e përparmë të dëmtuar nga një kontakt me Piastrin në xhiron e parë, përfundoi në pozicionin e 11-të, jashtë zonës së pikëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme