Verstappen fiton në Bahrein, zhgënjen Leclerc

Ferrari del i zhgënjyer nga Grand Prix i Bahreinit, i vlefshëm për fazën e parë të Kampionatit Botëror të Formula 1, 2023, një garë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH. Charles Leclerc u detyrua të tërhiqet pas 41 xhirove, ndërsa një vend i katërt arrin për Carlos Sainz të cilin nuk mund ta kënaqë. Për të triumfuar në cirkuitin e Sakhir është Max Verstappen, dominues përballë Red Bull-it tjetër të Sergio Perez.
Në shkallën e tretë të podiumit është Fernando Alonso, i cili në pjesën e fundit të garës arrin dhe del para Sainz-it. Vendi i pestë për Mercedesin e Lewis Hamilton, përpara Aston Martin të Lance Stroll dhe shokut të skuadrës George Russell.
Renditja
Max Verstappen (Red Bull)
Sergio Perez (Red Bull)
Fernando Alonso (Aston Martin)
Carlos Sainz (Ferrari)
Lewis Hamilton (Mercedes)
Lance Stroll (Aston Martin)
George Russell (Mercedes)
Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
Pierre Gasly (Alpine)
Alexander Albon (Williams)
Yuki Tsunoda (AlphaTauri)
Logan Sargeant (Williams)
Kevin Magnussen (Haas)
Nyck De Vries (AlphaTauri)
Niko Hulkenberg (Haas)
Zhou Guanyu (Alfa Romeo)
Lando Norris (McLaren)
Tërhequr
Charles Leclerc (Ferrari)
Oscar Piastri (McLaren)
Esteban Ocon (Alpine)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




