“Vetëm në 11 maji shqiptarët janë të barabartë”, Shehi: Me datë 12 do të gdhiheni prap fukarenj!
Dashamir Shehi, drejtues i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe bashkëdrejtues i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, i bëri thirrje qytetarëve shqiptar që të dalin masivishtë në votime dhe të ndëshkojnë dy partive të mëdha, që sikurse ai u shpreh, bëhen gjithmonë bashkë për interesat e tyre dhe jo të qytetarëve.
Në emisionit “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini, Shehi deklaroi se, shqiptarët duhet ta thyejnë rrethimin e partive të vjetra që janë bashkë kundër drejtësisë së re, janë bashkë për ligjin zgjedhor, bashkë për amnistinë.
“Duhet të thyejnë rrethimin duke votuar ndryshe. Në Zgjedhjet e 11 majit shqiptarët duhet të votojnë Dashamirë Shehin, apo çdo parti tjetër që janë në garë në këto zgjedhje. Lista është e madhe dhe ka mundësi zgjedhje në këtë proces. Si parti e djathtë ne jemi bazuar tek prona, tek shteti, tek ligji dhe familja”, tha ai.
Shehi theksoi se shqiptarët sot kanë parti alternative dhe se nuk duhet të provojnë të njëjtët njerëz sepse do të ketë të njëjtin rezultat dhe po të njëjta probleme.
“Vetëm në 11 maji të gjithë shqiptarët janë të barabartë. Mos e shpërdoroni votën sepse në datën 12 do të gdhiheni serish ashtu si më parë, ca fukarenj, ca pasanik , ca të ditur dhe ca të paditur. Mos e shisni votën, mendohuni ku e keni hedhur me vite dhe çfarë ju ka ndryshuar”, u shpreh ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





