Vetëvrasja e Bedrie Lokës, i vëllai: Motrën ma vrau burri, 23 vite martesë, 23 ditë të lumtura nuk i ka parë

Aktualitet | 3 vite më parë

Vëllai i Bedrie Lokës, 41-vjeçarja e cila u vetëvra në Sukth, ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai fajëson bashkëshortin e saj si personin që e çoi drejt këtij akti ekstrem, ndërsa shprehet se ai e keqtrajtonte dhe e dhunonte.

Ai kërkon nga autoritete zbardhjen e ngjarjes, duke paralajmëruar për vetëgjyqësi.

“Motrën ma vrau burri, i lutem shtetit shqiptar të zbardhi çështjen. 23 vite martesë, 23 ditë të lumtura nuk i ka parë. Ai ka qenë vetëm burgjeve. Më 1 shtator më tha nuk i kam mirë punët me burrin. Nuk ka parë ditë të bardha ajo me atë. Djali i madh më ka thënë që ai e ka kapur motrën si leckë dhe e ka futur në makinë. Unë i kërkoj shtetit të zbardhet”, shprehet i vëllai u Lokës.

Ndërkohë, kushëriri i 41-vjeçares pretendon se ajo ka paturshenja dhune në trup, teksa thotë se do të kërkon zhvarrosjen e trupit.

“Ka shenja dhune në krahë dhe në shpinë, ne do kërkojmë ta zhvarrosim”, deklaroi ai para mediave.

Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës tre ditë më parë në banesën e saj, duke u vetëhelmuar. Shkak paraprakisht u dyshua të ketë qenë rëndesa psikologjike nga bullizmi që i bëhej prej një adrese false në TikTok, e cila përdorte foton e saj, por hetimet po nxjerrin në dritë edhe të tjera detaje. Policia vuri në pranga sot (6 janar) bashkëshortin e saj, pasi hetimet treguan se ai e dhunonte vazhdimisht dhe e kishte kërcënuar me thikë në sy të fëmijëve se do ta vriste.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme