VIDEO/ Drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike, policia e Tiranës prangos një person

Drejtimi i makinave në kryeqytet nga persona që janë nën efektin e lëndëve narkotike, gjithnjë e më shumë po përbën një problem serioz në fushën e sigurisë rrugore.
Duke marrë shkas nga këto shqetësime, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrolle të dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit nga këta individë, të cilët përbëjnë rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje të rënda rrugore.
Sipas policisë, si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
“Shkon në 28 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti. Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B. Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi E. B. drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.”- thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




