VIDEO- Ministri Balla: Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjen e pandëshkueshmërisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh të mërkurën se, Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, të fenomenit të armëmbajtjes pa leje, si dhe ndaj pandëshkueshmërisë.
Balla ndau pamje nga disa operacione të policisë, teksa theksoi se, ka patur rezultate në Tiranë, Korçë, Malësi të Madhe, Shkodër, Sarandë, Kuçovë dhe Gjirokastër gjatë 24 orëve të fundit.
“Janë identifikuar dhe vendosur para drejtësisë tre persona në kërkim ndërkombëtar/kombëtar, janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion luftarak, janë ndaluar 15 persona të përfshirë në shpërndarje lëndësh narkotike, në organizim lojëra fati të paligjshme dhe aktivitete të tjera të paligjshme”, shkruan Balla në një reagim në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



