VIDEO- Ujëvara e Kakunjës vetëm 30 km larg Tiranës, një nga bukuritë natyrore që po tërheq vizitorë

Sociale | 3 vite më parë

Rreth 30 km larg jetës urbane të kryeqytetit ndodhet ujëvara e Kakunjës, një bukuri natyrore që po tërheq gjithmonë e më tepër vizitorë. Banorët e zonës janë organizuar vullnetarisht për të vendosur shenja orientuese, ndërsa thonë ndërtimi i infrastrukturës rrugore do ta lehtësonte vizitën në këtë zonë.

Pranë ujëvarës gjendej dikur lagjja e vjetër e fshatit Kakunjë, të njësisë administrative Baldushk. Prej rreth 30 vitesh banoret e saj kanë zbritur në lagjen e re, por kohë pas kohe vijnë për të punuar tokat.

Ne na shoqëroi në shtegun drejt ujëvarës një prej banorëve, Erald Harmushi. Ai ka lindur në këtë banesë, por  familja e tij është shpërngulur që kur ai ishte 2 vjeç.

Banorët e fshatit Kakunjë, të lidhur me zonën, janë të kënaqur që ujëvara po tërheq vizitorë, madje janë përpjekur të vendosin shenja orientuese për ta lehtësuar vizitën e tyre në ujëvarë.

Ylli Meta, i cili ka biznes familjar, po mendon ta shndërrojë atë në një bujtinë. Vetëm një ditë më parë ai tregon se lokali ishte stacioni i një grupi turistësh.

Ujëvara e Kakunjës, e njohur edhe si ujëvara e Askolajt, nuk është e vetmja që derdhet në përroin e Zhullimës. E gjithë zona përreth të ofron një bukuri përrallore.   

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme