VIDEO/ Zjarret në Parkun Kombëtar të Lurës, efektivë të Forcës Ajrore dhe helikopteri Couga operacion për fikjen e tyre

Dhjetra efektivë të Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar, po marrin pjesë në një operacion kundër zjarrit në pyjet e Lurës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, sipas të cilit, pas kërkesës së autoriteteve vendore në Dibër, me qëllim vënien nën kontroll të zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës, janë nisur menjëherë Forcat e Armatosura.
Sipas tij, deri në këto momente nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë që po punohet me intensitet për neutralizimin e flakëve.
“Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve. Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë. Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës!”- shkruan peleshi në rrjetin e tij social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




