Vidhte banesa e dyqane duke u thyer dyert, kapet 33-vjeçari në Librazhd

Aktualitet | 4 vite më parë

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Librazhdit pasi akuzohet për 4 vjedhje të kryera në 3 muajt e fundit.

33-vjeçari është kapur në flagrancë nga policia, teksa po vidhte gjatë natës një market.

Policia bën me dije se në 24 prill, 33-vjeçari ka vjedhur 2 varëse floriri në një banesë, në 24 mars në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur një shumë parash në një kasafortë servisi, më 18 shkurt ka vjedhur bizhuteri në një banesë dhe në 4 shkurt ka vjedhur para në një dyqan.

Policia ka zbardhur dhe skemën e vjedhjeve të 33-vjeçarit, i cili sipas bluve të Librazhdit, procedonte duke thyer dyert dhe futej brenda banesave apo dyqaneve.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, duke vjedhur në një market ku kishte mundur të hynte pasi kishte thyer derën, me sende të forta.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Librazhdit, konkretisht: Më datë 24.04.2023, ka vjedhur 2 varëse floriri, në një banesë; Më datë 24.03.2023, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash, në kasafortën e një servisi; Më datë 18.02.2023, ka vjedhur bizhuteri të ndryshme, në një banesë; Më datë 04.02.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan”, njofton Policia.

Në pranga ka rënë K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme