Vihen në pranga binjakët 20-vjeçarë/ Shpërndanin drogë në shkollat e Krujës dhe Fushë-Krujës, iu kapen armë dhe municione

Aktualitet | 4 vite më parë

Policia ka vendosur në pranga 2 persona pasi janë kapur me armë zjarri dhe municion, si dhe shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave dhe të lokaleve.

Sipas policisë, 2 vëllezërit 20-vjeçarë, të dy binjakë me iniciale E.L dhe E.L  ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe mbanin armë zjarri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për 2 vëllezër që ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe mbanin armë zjarri, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Durrës dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tëins”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia ka kontrolluar banesën e vëllezërve ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,  “1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë; 600 gramë kanabis dhe 29 doza kanabisi të përgatitura me qese farmaceutike, gati për shitje”

Përveçse dy vëllezërit shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, ata përdornin edhe lokalet në Fushë Krujë dhe Krujë.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme