Vihet në pranga 33-vjeçari, shfrytëzoi për prostitucion 24-vjeçaren. Ndalohen edhe tre gratë bashkëpunëtore

Policia ka vendosur në pranga një 33 vjeçar pasi ka shfrytëzuar për prostitucion një 24-vjeçare. 33-vjeçari akuzohet se ka dhunuar të renë si dhe i ka hequr asaj lirinë për 2 muaj duke e detyruar të ushtrojë veprimtarinë e prostitucionit.
“Brenda tre ditëve nga shpallja në kërkim, kapet dhe vihet në pranga organizatori i veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion. I ndaluari, së bashku me 3 shtetase të arrestuara gjatë operacionit “Imponimi”, dhunoi një 24-vjeçare dhe i hoqi asaj lirinë, për 2 muaj, duke e detyruar që të ushtronte prostitucion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, së bashku me tre gratë e tjera, 33-vjeçari me inicialet A.M ka shfrytëzuar 24-vjeçaren për prostitucion duke marrë me qira hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.
“A. M., 33 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imponimi”, të zhvilluar tre ditë më parë, rezultoi se 33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetase tashmë të arrestuara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, për një periudhë dymujore, në banesa me qira dhe në hotele të ndryshme në qytetin e Fierit”, theksohet më tej në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




