Vijojnë debatet në Kuvend/ Bardhi: Komunikoni me Ramën për të zhbllokuar seancën

Politikë | 3 vite më parë

Vijojnë debatet në Kuvend, ku opozita nuk pranon të vijohet me rendin e ditës, por kërkojnë praninë e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi maxhorancës që të komunikojnë me Ramën dhe t’i kthejnë përgjigje opozitës në lidhje me arsyet e mungesës së tij.

“Për të zhbllokuar seancën, komunikoni me kryeministrin dhe kërkoni të vijë në seancë dhe na përcillni përgjigjen se përse nuk përballet dot, pse fshihet sa herë ka një skandal?”, tha Bardhi.

Opozita ka bërë kërkesë për praninë e kreut të qeverisë në seancë, për të dhënë shpjegime në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe ngjarjen e regjistruar në Krujë disa ditë më parë, ku anëtarë të familjes së deputetit Rrahman Rraja dhunuan 2 persona.

Po ashtu ata kanë kërkuar që të futet në rendin e ditës kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, që është përcaktuar të shqyrtohet nga Kuvendi në seancë e së hënës (17 korrik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme