Vijon fluksi në Morinës/ Qytetarët e Kosovës ende i drejtohen bregdetit për pushime

Mëngjesi i sotëm ishte i ngarkuar me automjete në pikën kufitare të Morinës.
Mendohej të ishte fundi i sezonit, në fakt, duke marrë në konsideratë edhe nisjen e procesit mësimor në Kosovë, por qytetarët prej andej nuk u ndalën as këtë fillim shtatori për të pushuar në bregdet.
Sipas tyre, shtatori është koha më e përshtatshme për të bërë plazh e për të pushuar.
Ka edhe nga ata që e përdorin si kurë, qoftë e plazhin, qoftë llixhat në Elbasan e Peshkopi.
Kështu thotë një çift nga Ferizaj, i cili jeton prej vitesh mes Zvicrës dhe Kosovës.
Trafiku i rënduar në Morinë nuk solli radhë pritjeje për shkak të kalimit të kufirit pa kontrolle, praktikë që zbatohet nga policitë kufitare përgjatë sezonit turistik.
Rruga e kombit nga Morina drejt Kukësit pati prezencë të madhe të automjeteve.
Siç ndodh çdo ditë, pranë Urës mbi Drin janë krijuar kolona të gjata në dy korsitë e Rrugës së Kombit për disa kilometra.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




