Vijon pastrimi i territorit nga mbetjet inerte në Shkodër, Rama: Do të vijojë edhe në zona të tjera

Në qytetin e Shkodrës vijon pastrimi i pikave problematike të ndotjes nga mbetjet inerte dhe urbane.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje ne rrjetin social Facebook teksa thotë se hyrja e qytetit është pastruar plotësisht dhe se puna për pastrimin e pikave problematike të ndotjes do të vijojë edhe në zona të tjera.
Për më tepër, kryeministri ka kërkuar sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër mjedisin.
“Në Shkodër vijon pastrimi i pikave problematike të ndotjes nga mbetjet inerte dhe urbane. Hyrja e Shkodrës pranë Urës së Bahçallekut është pastruar plotësisht.
Ndërkohë Bashkia do të vijojë punën edhe në zona të tjera duke kërkuar sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër mjedisin, duke shmangur në këtë mënyrë edhe sanksionet që përcakton ligji për rastet e ndotjes së qytetit”, shkruan Rama krahas pamjeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




