“Vikingu” Haland pozon në fjordet norvegjeze

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Erling Haland rikthehet në origjinë. Sulmuesi i Mançester Sitit ka qenë protagonist në Norvegji ku ka pozuar si viking për fotografin Dejvid Jarrou.

Shpesh herë Erling ka evituar që të kthehet në protagonist me atë çfarë bën në jetën e tij private dhe ky vendim për të pozuar ka habitur jo pak ata që e njohin. Sipas “Daily Mail” ka qenë pikërisht një bisedë e babait të tij, Alfi dhe fotografit skocez ajo që ka ndryshuar gjithçka.

Jarrou ka shpjeguar për “Times” disa teknikalitete në lidhje me këtë event. “Kishim disa këpucë të veçanta gome për Erling pasi në fjordet e Norvegjisë ka shumë guacka dhe kishim shumë frikë mos e dëmtonim. Ishte një eksperiencë e bukur dhe koha sikur ‘fluturoi’. Më bëri përshtypje aspekti njerëzor i Erling. Koha e tij është shumë e çmuar dhe unë u mundova të mos e çonim dëm”, tha Jarrou.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme