Viktima e parë nga gripi në Shqipëri, 70-vjeçari nga Gjirokastra kurohej në QSUT

Një mashkull 70-vjeçar është viktima e parë e një vale infektimesh si pasojë e gripit dhe infeksioneve të tjera virale që kanë përfshirë vendin.
Pacienti nga Gjirokastra ishte duke marrë trajtim në repartin e infektivit në QSUT.
Mësohet se viktima vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Instituti i Shëndetit Publik raporton 12 mijë të infektuar në një javë, një trend ky që pritet të arrijë kulmin në fund të muajit janar deri në mesin e muajit shkurt
Epidemiologët thonë se në vend ka bashkëqarkullim të gripit dhe kovidit, por viruset gripale të tipit A dhe B mbizotërojnë infektimet. Klinika e infektimeve gripale shoqërohet më një kompleksitet simptomash kryesisht të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
ISHP ka apeluar për vendosjen e maskave në urgjenca e spitale për të shmangur përhapjen e infektimeve. Të pavaksinuarit ende nga gripi janë këshilluar të marrin vaksinën në qendrat e tyre shëndetësore.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




