Viktor Gyökeres do vetëm Arsenal, por Sporting po arrin akordin me United

E ardhmja e Viktor Gyökeres nuk është vendosur ende edhe pse lojtari i ka bërë me dije klubit të tij se dëshiron që të transferohet në Londër ku e pret Arsenal.
Në takimin e fundit mes dy klubeve “Topçinjtë” ofruan për suedezin 73 milionë euro (63 milionë euro si shifër fikse ndërsa 10 milionë të tjera në bazë të performancës së lojtarit dhe arritjeve të klubit në sezonet në vazhdim). Por ky propozim i Arsenal nuk ka bindur drejtuesit e Sporting, të cilët kërkojnë minimalisht 80 milionë euro.
Një shifër të tillë është treguar e gatshme ta paguajë ekipi i Manchester United. Ish-trajneri i Sporting, Ruben Amorim, po bën gjithçka që është e mundur për të afruar sulmuesin në “Old Trafford”. Sipas medieve portugeze situata e krijuar është mjaft delikate pasi Sporting është pranë finalizimit të akordit me United ndërsa lojtari e ka bërë që qartë vullnetin e tij se kërkon që të jetë pjesë e skuadrës së Arsenal.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




