Vinicius-Benzema, shumë zhurmë për asgjë: Ka kode që nuk i dini…

Spanjë | 6 vite më parë

Vinicius kthehet nga kombëtarja me shumë udhëtime dhe … zero minuta mbi supe. Braziliani i Real Madrid u largua për t’iu përgjigjur thirrjes së Tite, duke fluturuar nga Madridi në Rio, më pas në São Paulo, në Montevideo, përsëri në São Paulo dhe më në fund në Spanjë, por trajneri nuk e la atë të luante në ndeshjet kundër Venezuelës dhe Uruguait. As edhe një moment, një situatë që sigurisht nuk do ta ketë kënaqur. Por të paktën në kthimin e tij në Santiago Bernabeu ai mund ta gjente veten me një polemikë më pak mbi shpatullat e tij: atë në lidhje me fjalët e Benzema ndaj tij.

Në pjesën e parë të ndeshjes në Champions League kundër Borussia Monchenglabach, Benzema u kap nga kamerat ndërsa kërkoi nga bashkatdhetari, Mendy që të mos ia kalonte topin Vinicius, i cili sipas sulmuesit të Realit po luante kundër ekipit. Mjaftueshme për të ngritur një çështje brenda Casa Blanca. Por siç raporton Marca, është braziliani ai që i vë gurin gjatë një interviste për ABC. “Kishte shumë zhurmë, që nuk bën për mua. Mes profesionistëve të futbollit e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Ka kode që ju të tjerët nuk i dini”. Pra, nuk ka problem për Vinin, i cili e analizon më thellë marrëdhënien e tij me Benzema.

“Unë dhe Karim nuk jemi vetëm dy shokë ekipi, gjë që tashmë është shumë. Ne jemi profesionistë dhe e dimë shumë mirë se cili është terreni në të cilin lëvizim. Dhe marrëdhënia ime me të është e shkëlqyer”. Me pak fjalë, për të dëgjuar brazilianin në fjalët e Benzema, nuk kishte një sulm në mënyrën e tij të lojës, por një … mesazh kodi. Ndërkohë, Vinicius premton shkëndija: “Mos mendoni se keni parë gjithçka mund të jap. E shoh ditë pas dite, mësoj gjithnjë e më shumë dhe koka ime mësohet me ato që duhen në futbollin europian. E di që brenda meje është një lojtar që po formohet”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme