Vinicius larg Realit? 3 klube janë të gatshme të mbulojnë në

Spanjë | 3 vite më parë

A mund të jetë e ardhmja e Vinicius larg Realit të Madridit? Sipas El Debate, ardhja e afërt e Kylian Mbappé në Madrid mund ta detyrojë brazilianin të largohet nga Reali: Liverpool, Chelsea dhe PSG tashmë i kanë vënë syrin yllit të Realit dhe të 3 klubet do të ishin të gatshëm të paguanin 200 milionë për të siguruar kontratën e lojtarit.

Vinicius gjithashtu e ka bërë të qartë se është i lodhur duke luajtur në Spanjë për shkak të mungesës së mbrojtjes së gjyqtarëve dhe sulmeve të vazhdueshme raciste të cilave ai u nënshtrohet pa marrë masa për t’i dhënë fund, pa harruar ankesat e shumta që nuk kanë sjellë asnjë ndryshim.

Deri më sot ka 18 raportime për sjellje raciste kundër tij, po pa u dhënë asnjë dënim. Një situatë që po e çon në ekstren dhe largimi nga Reali nuk është më diçka e pamundur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme